15:51, 16 Maj 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në udhëkryqin pranë Fakulltetit Teknik në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe një person është lënduar, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se afër Fakultetit Teknik ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë të përfshira tri automjete ndërsa një person ka marr lëndime trupore”, deklaroi Ahmeti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë