Rama: Policia nderoi uniformën – Ndëshkim për dhunuesit e policëve dhe zjarrvënësit e institucioneve NULL NULL 11.05.2019 22:53 11.05.2019 22:53 Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter në kohën që protesta e opozitës u zhvendos përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetin social./Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 10 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 10 minuta më parë