Biden do të takohet me presidentin e Finlandës dhe Suedisë për të diskutuar aplikimin për në NATO NULL NULL 19.05.2022 08:43 19.05.2022 08:43 President Joe Biden speaks during an event to commemorate Veterans Day at Arlington National Cemetery, Thursday, Nov. 11, 2021, in Arlington, Va. (AP Photo/Evan Vucci) Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson në Uashington të enjten për të diskutuar ofertat e tyre për anëtarësim në NATO. SHBA po mbështet përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore. Nëse ata ia dalin, NATO do të rritet në 32 anëtarë. Turqia po kundërshton aplikimet e dy vendeve, duke i akuzuar ata se strehojnë ekstremistë antiturq. Por Britania e Madhe dhe disa vende të tjera të NATO-s i kanë ofruar garanci sigurie Finlandës dhe Suedisë, ndërkohë që aplikimet e tyre shqyrtohen, duke u zotuar t’i ndihmojnë ata në rast se përballen me agresion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 13 minuta më parë