Arrestohen gjashtë persona për fajde në Pejë dhe Gjakovë NULL NULL 16.09.2021 18:46 16.09.2021 18:46 Prokuroria Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Stacionin Policor në Pejë, pas zbatimit të hetimeve disa mujore, dje dhe sot janë arrestuar gjashtë (6) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Siç bëhet e ditur në komunikatë, pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës. “Gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër (4) vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur”, thuhet tutje në komunikatën e Prokurorisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 1 minutë më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë