Konfederata Kosovë-Shqipëri shihet si zgjidhje e çështjes shqiptare nga kryeakademiku i Shqipërisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfederata Kosovë-Shqipëri shihet si zgjidhje e çështjes shqiptare nga kryeakademiku i Shqipërisë

NULL NULL
03/12/2021

Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, duhet të ndalin shpopullimin e shteteve.

Sipas Qosjes, nëse vazhdon ky trend, Plava e Gucia në Mal të Zi, ku ka shqiptarë, së shpejti do të mbesin pa asnjë të tillë dhe po ashtu pa gjuhën shqipe.

Përpos kësaj, Qosja, i cili rrallëherë del në publik, ka folur për idenë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe për atë që, sipas tij, quhet kosovcentrizëm, i cili nuk mund të krahasohet me të parin.

Ai ka lavdëruar qeverinë në krye me Vetëvendosjen, e cila ka zgjedhur në krye të ministrive personalitete që vijnë nga diaspora shqiptare.

Nga ana e tij, kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se e sheh si zgjidhje të asaj që quhet çështje shqiptare krijimin e konfederatës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se me këtë konfederatë, Kosova dhe Shqipëria ruajnë substancën e tyre shtetërore dhe kufijtë.

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme