Haxhiu: Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skenderajt mundësinë me Jasharin

Haxhiu: Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skenderajt mundësinë me Jasharin

NULL NULL
2 months më parë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se fitorja e PDK-së në Skënderaj është rezultat me të cilin nuk mund të mburret Drenica.

Haxhiu edhe pse nuk i përket kësaj partie, e ka përkrahur hapur Bekim Jasharin duke thënë që është “kryetari më i respektuar e emblematik i Skënderajt”.

“Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës”, u shpreh ai.
“Jasharajt e ndërruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”.
“Faleminderit vendlindja ime që e vendose Bekim Hamëz Jasharin fitues. Nuk e braktise Idealin e UÇK-së së Adem Jasharit! Vendlindja ime Tërrnavci do të mbahet në mend se ishte me Jasharajt, si çdoherë në kauzën e drejtë të historisë. Pafundësisht krenar që i qëndrova besnik Idealit të Adem e Hamzë Jasharit, në luftë, dhe tani kur biri i tyre deshi ta jetësojë Idealin në zhvillim e pëparim të shtetit, për të cilin dhanë gjithçka.
Me idealin e tyre do të rrugëtojë sa të kem frymë! Fitore të merituar për Bedri Hamzën, Agim Aliun e Mehmet Ballazhin, urime për fitore të vlerave dhe programeve! Suksese për kandidatët tjerë që janë në balotazh”, tha Haxhiu.
Ndryshe në Skenderaj të dielën, kandidati i PDK-së Fadil Nura mori rreth 58 për qind të votave, pas numërimit të mbi 98 për qind të tyre. Bekim Jashari mori 40 për qind.