18:06, 14 Dhjetor 2018

Facebook të premten ka bërë të ditur se ka bërë një gabim me rastin e ekspozimit të fotove, të 6.8 milionë përdoruesve të rrjetit më të popullarizuar social.

Kjo është bërë pa lejen e këtyre përdoruesve.

Ky gabim sipas të parit të kësaj korporate gjigante, Mark Zuckenberg, është bërë nga zhvillimi i aplikacioneve për palët e treta nga Facebook.

Por Zuckenberg, shpreh keqardhje për këtë incident, shkruan CNN përcjellë Klan Kosova.

Incidenti ka ndodhur në muajin shtator për 12 ditë.

Zëdhënësi i Facebook me këtë rast kishte deklaruar se ishte një “lloj eksperimenti”, për të parë se sa do të ishte numri i të prekurve nga kjo.

Facebook qe disa vite përballet me disa probleme të natyrës së njejtë, ku qasjet e përdoruesve të tretë si zhvillues të aplikacioneve mbahen nën vëzhgim, e cila çdo herë nuk ka qenë e mundur pasi që rastet nuk janë të pakta që këta të fundit kanë marrë informata nga miliona përdorues në Amerikë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë