JLo shkoi te Kim për ta parë filmin (FOTO+VIDEO) NULL NULL 19.12.2018 17:27 19.12.2018 17:27 Kim Kradashian ishte nikoqire e natës së filmave për projektin më të ri filmik “Second Act”, dhe ylli i këtij filmi, Jennifer Lopez, ishte pjesëmarrëse. “Asnjëherë në jetën time nuk e kisha imagjinuar që idolli im do të pranonte të më vinte në shtëpi dhe të shihnim film bashkë”. “Inspirimi im për gjithçka ka qenë Jennifer Lopez”, shkroi Kim në Instagram Story. “E shikoja se çfarë këpucësh vishte ajo, si grimohej, si i bënte flokët – u bëra e fiksuar pas glamurit për shkak të Jennifer”, shtoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.