A frikësohet Vuçiq se mund të arrestohet në Kosovë? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A frikësohet Vuçiq se mund të arrestohet në Kosovë?

NULL NULL
07/09/2018

Pasi u konfirmua që Vuçiq nuk do të takohet sot me Thaçin në Bruksel, tani ka mbetur të merret vesh edhe nëse do të realizohet vizita e paralajmëruar e presidentit serb në vendin tonë.

Në lidhje me këtë, i pyetur nga Klan Kosova nëse Vuçiqi frikësohet se mund të arrestohet në vendin tonë, drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq u përgjigj:

“Kërcënimet që kemi mundur t’i dëgjojmë nga kryetari i kuvendit të Kosovës janë turp i pafund, dhe kjo është një nga arsyet që ne nuk duam ta shohim asnjërin prej tyre”.

“Nuk i frikësohemi askujt dhe të jeni të sigurt që nëse presidenti Vuçiq vjen në Kosovë, nuk do të arrestohet dhe mundeni shumë nga ju të vini dhe ta përshëndesni”.

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 7 septembre 2018