HTC prezanton bishën J Butterfly NULL NULL 14.05.2015 18:07 14.05.2015 18:07 Pas prezantimin në muajin maj të HTC ONE M9, kompania tajvaneze prezantoi edhe një smartfonë me performanca të larta. HTC prezantoi një telefon tjetër. Telefoni i quajtur J Butterfly është një prej më cilësorëve, me ekran prej 5.2 inç Super LCD3 QHD me dendsitet 565 ppi. Telefoni fuqizohet nga procesori tetëbërthamësh Snapdragon 810, bashkë me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme dhe sllotin për MicroSD. Trupi është nga plastika dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Kamera kryesorë është 20MP, ndërsa selefie kamera 12MP. HTC J Butterfly ka një bateri 2.700 mAh, me platformë Android Lollipop 5.0, ndërfaqe Sense 7 UI dhe përkrah shumicën e rrjeteve komunikuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.