Hoxhiq e quan skandaloz vendimin e PZAP-së NULL NULL 08.03.2021 22:48 08.03.2021 22:48 ‘Skandaloz’ e ka quajtur vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të partive boshnjake Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar). Hoxhiq në një lidhje në Debat Plus thotë se asnjë ligj nuk e ndalon që komunitetet tjera të votojnë subjekte të komuniteteve tjera politike. “Askush nuk e ka dhënë votën me zor për partinë time”. Duke pyetur se si PZAP ka mundur të dijë se në Prizren komunitetet tjera nuk kanë votuar partitë boshnjake. Ajo thotë se më shumë vota ka marrë nga shqiptarët se nga serbët. ”Unë kam marrë më shumë vota nga shqiptarët. Kam marrë vota nga Prishtina, nga Rajoni i Pejës, nga Mitrovica e veriut. Paramendoni 795 vota më janë anuluar nga Mitrovica e Veriut. Edhe partitë shqiptare në çdo palë zgjedhje janë votuar nga komunitetet tjera dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë problem”. Hoxhiq thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Listën Serbe. ”Unë do të kisha kuptuar brengën nëse do të kisha fituar tre deputetë. Por unë kam fituar vetëm një deputet”, ka thënë ndër të tjera Adrijana Hoxhiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë