Hoxhës nga Peja ia djegin veturën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhës nga Peja ia djegin veturën (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2023 09:17
Eroll Rexhepi, hoxha Pejë

Një hoxhë nga Peja ka shpërndarë disa pamje në rrjetin social Facebook të momentit kur atij iu kishte djegur vetura nga një person në lagjen Kapeshnicë në Pejë.

Momenti u xhirua nga kamerat e sigurisë.

Eroll Rexhepi thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:07.

“Kërkoj me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!”, tha hoxha Eroll Rexhepi.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Pejës përmes zëdhënësit Driton Rugova.

Rugova tha për Klankosova.tv se rasti është duke u hetuar si “zjarrvënie”.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës  03:45, Policia është informuar se në rrugen ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie””, tha Rugova.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS