Hoxhaj: Urime Dita e Lirisë, Prishtinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: Urime Dita e Lirisë, Prishtinë

NULL NULL
11/06/2021

Ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pas një kohe dhe lufte të gjatë më në fund para 22 vjet ishte çliruar Prishtina.

“22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë”, ka shkruar Hoxhaj.