Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan

NULL NULL
06/08/2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, dhe në fjalën e tij ka thënë se Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social, ka treguar për praninë në Konferencë, gjithashtu ka treguar pjesë të temës që ka diskutuar, duke shkruar se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon.

“Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi!”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjës janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan.

“Përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjes janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan! Me ftesë të Presidentit Alfred Moisiu, kisha nderin të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, të organizuar nga Federata e Ambasadorëve të Paqes”, ka shkruar Hoxhaj.