Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga marshimi i UÇK-së në Prishtinë, i mbajtur në shtator të vitit 1999.
Ai ka kujtuar “ se atëherë dhjetëra mijëra qytetarë marshuan për ta nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila i solli vendit lirinë, në prag të transformimit të saj”.
“Nesër, 27 vjet më vonë, Kosova marshon përsëri!”, shkruan Hoxhaj.
“Në shtator të 1999 në Prishtinë, dhjetëra mijëra qytetarë marshuan për ta nderuar UÇK-në, ushtrinë që i solli Kosovës lirinë, në prag të transformimit të saj. Atëherë marshuam krenarë për t’u thënë faleminderit. Nesër marshojmë të bashkuar për të kërkuar drejtësi. Historia na thërret sërish në shesh, për UÇK-në, për të vërtetën dhe për lirinë!”
“Në ora 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, bashkë në Marshin e Lirisë”.