Hoxhaj: Prezenca amerikane në Ujman - jetike për Kosovën

Hoxhaj: Prezenca amerikane në Ujman – jetike për Kosovën

NULL NULL
nga Liridona Gashi 1 month më parë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të jetë serioze karshi obligimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ai për Klankosova.tv. ka deklaruar se prezenca amerikane në Ujman është jetike për Kosovën dhe sigurinë energjetike të vendit.

“Mbështetje të zotimeve të Uashingtonit dhe qeveria të jetë serioze karshi obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe ndaj parnteritetit me Shtetet e Bashkuara. Zotimet e Uashingtonit paraqesin interes strategjik për vendin duke fokusuar investimet amerikane në sektor strategjik si energjia dhe infrastruktura dhe në këtë drejtim është jetike që Ujmani t’iu shërbej qytetarëve të Kosovës”.

“Administrata e re ka vazhduar mbështetjen për zotimet e Uashingtonit dhe Kosova duhet të tregoj seriozitet të njëjtë. Prezenca amerikane në Ujman është jetike për Kosovën dhe sigurinë energjetike të vendit”, ka thënë Hoxhaj për Klankosova.tv.

Ky qëndrim i tij vjen pasi u pyet për studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit të dorëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Qeverinë Kurti.