Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj pret homologun nga Maqedonia

NULL NULL
15.03.2018 12:31

Një delegacion nga Maqedonia, i prirë nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, po e viziton Kosovën, njofton Klan Kosova.

Osmani ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta sjellë lajmin se “tashmë shqiptarët e Maqedonisë i kanë të drejtat e barabarta me të gjitha komunitete tjera sa i përket gjuhës amtare që ata flasin.

Takimi po mbahet në Kaçanik, ndërsa nikoqir i këtij takimi është zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë maqedonase tha se është zgjedhur koordinator për takimet me qeverinë e Kosovës, të cilat tash e tutje do të jenë më të shpeshta.

Po ashtu pritet që në këto takime të bisedohet për tema të rëndësishme për të dyja vendet.

Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.