18:49, 8 Nëntor 2019

Enver Hoxhaj, anëtar i PDK-së,  ka thënë se PDK do të punojë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re.

“Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani”.

“Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet.Urime të gjithëve dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka shkruar Hoxhaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë