Hoxhaj: Një herë e bëmë Haradinajn kryeministër, një herë Mustafën – s’ka më vota nga ne NULL NULL 24.11.2020 21:47 24.11.2020 21:47 Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk ka më vota nga PDK-ja për kandidatët për president jashtë PDK-së. Hoxhaj në T7 ka deklaruar se PDK-ja njëherë e ka bërë kryeministër Ramush Haradinajn dhe një herë Isa Mustafën. “Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, atëherë do të duhej të llogarisë për propozimin tonë. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta”. “Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 49 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë