Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga protesta e cila po mbahet për të 13-tën ditë radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në videon e publikuar nga Hoxhaj shihet pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ndërsa edhe vetë ai është mes protestuesve.
“Një zë që nuk mund të shpërfillet: Drejtësi për UÇK-në", shkroi ai.