Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: Nëse Kurti ka interes ta ketë mbështetjen tonë për presidentin, duhet të na ftojë për dialog e konsulta

NULL NULL
25.02.2021 22:21

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret që Albin Kurti sa më shpejtë të nisë me qeverisjen e vendit dhe se partia e tij nuk do të jetë pengesë për këtë gjë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai deklaroi se e ka uruar Vetëvendosjen për fitoren dhe se siç u shpreh, ky qëndrim i tij ka tejkaluar kulturën ballkanike dhe atë në Kosovë.

“Ai ka marr mandat të qartë nga qytetarët dhe nuk duhet të bëjë përpjekje të viktimizohet se ‘nuk më lënë të qeveris’, dhe ne kërkojmë që t’i formoj institucione të reja dhe sa më herët të nis të qeverisë”.

“PDK nuk do të krijojë pengesa juridike apo taktike që përsëri ta krijojnë një përshtypje të gabuar te qytetarët se po pengojmë dikë të qeverisë, por ai duhet të fillojë ta qeverisë vendin”.

“Nga konferenca për shtyp kam dal dhe e kam uruar Kurtin dhe Vetëvendosjen për rezultatin që e ka arritur. Mendoj se ka qenë një qëndrim dinjitoz që e tejkalon kulturën ballkanike dhe atë në Kosovë”.

Ndërsa në lidhje me çështjen përzgjedhjes së presidentit të shtetit, Hoxhaj u shpreh se qëndrimi i PDK-së varet nga ai që do të ketë shumica parlamentare dhe kandidati/ja për president për tema të caktuara.

“Zgjedhja e presidentit nuk është procedure e thjeshtë, ka të bëjë me politikë e përmbajtje dhe për neve është me rëndësi të dimë se për çka do të qëndrojë presidenti i ardhshëm në temat kyçe”.

“Këtu kërkohet që të dimë se cili do të jetë qëndrimi i presidentit të ardhshëm për tema të mëdha shtetërore. Duhet të jetë unifikues i qytetarëve të Kosovës, dhe jo kukull e kryeministrit dhe Qeverisë”.

“Ajo se çka thuhet në kushtetute thotë se deputetët jo vetëm që duhet të qëndrojnë në sallë, por edhe të votojnë për ta zgjedhur presidentin, nënkupton që ata që e kanë fituar shumicën parlamentare duhet të dialogojnë me opozitën, të bëjnë konsultime me opozitën, dhe mendoj që PDK nuk do të vendosë se si do të sillemi ne Kuvend në raport me zgjedhjen e presidentit”.

“Nëse Kurti ka interes që ta ketë mbështetjen tonë, duhet të na ftojë për dialog e konsulta lidhur me atë se çka mendojmë ne se kush duhet të jetë president dhe për çka qëndron presidenti. Nuk ka votë bllanko nga PDK pa konsulta,dialog, takime ndërpartiake. Do t’i përgjigjemi ftesës nëse vjen nga Kurti”, u shpreh Hoxhaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.