Hoxhaj: Në koalicion parazgjedhor me partitë e vogla, qeverisja e Haradinajt s’përmbushi misionin NULL NULL 14.08.2019 10:40 14.08.2019 10:40 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është deklaruar e gatshme për zgjedhje të reja. Nënkryetari i saj Enver Hoxhaj, thotë se nuk përjashtohen mundësitë që PDK-ja të lidhë koalicion me ndonjë një parti të vogël. “Qëndrimi ynë si parti politike është që ne do shkojmë në zgjedhje të vetme, nuk e përjashtojmë mundësinë që mund bëjmë koalicion me ndonjë parti të vogël, por jo me ndonjë parti të madhe relevante”, ka thënë ai për EO. Hoxhaj u shpreh se PDK-ja nuk negocion me askënd për postin e të parit të Qeverisë, pasi që kjo është një traditë e cila e ka përcjellë këtë parti me vite rresht. “Mendoj që PDK-ja është e qartë, që vetëm posti i kryeministrit që është dhe traditë e PDK-së, ne sa herë e kemi pas kryeministrin, jemi dalluar si parti e vendimeve të mëdha, e një qeverisje dinamike, e rezultateve konkrete, është oferta jonë për këto zgjedhje dhe asnjë hap mbrapa, asnjë kompromis, asnjë lëshim pe, nuk është në imagjinatën tonë politike aktualisht”. Ai tha se në mandatin e qeverisë Haradinaj, nuk kanë përfunduar shumë procese, andaj edhe thotë se meritat për shumë vendime të mëdha të vendit, i ka vetë Partia Demokratike e Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 minutë më parë