16:27, 21 Gusht 2019

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur qëndrimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të orientohet në njohje të ndërsjellë si mënyra e vetme që të dy vendet të prosperojnë dhe të për përshpejtojnë në rrugën e integrimit evropian”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Pompeo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta forcojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Konkurs Pune

Lexo më shumë