Hoxhaj kundër idesë së Serbisë për ndryshim të kufijve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj kundër idesë së Serbisë për ndryshim të kufijve

NULL NULL
18/03/2018

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me thirrjet e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik për ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Kur Beogradi flet përmend shkëputjen e territoreve në Ballkan, ata në kokë e kanë ndarjen e Bosnjës”.

“Kjo është e konfirmuar nga Milorad Dodik”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, përcjell Klan Kosova.

“Çdo ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor hap Kutinë e Pandoras dhe do të ketë efekt domino në gjithë rajonin”.