Hoxhaj: Jemi në sanksione – kemi pasur një qeveri që e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor (VIDEO) NULL NULL 14.01.2025 21:26 14.01.2025 21:26 Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Sipas tij, kemi pasur që qeveri e cila siç u shpreh ai, e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit. “Kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Ne jemi në sanksione se në fund të ditës e kemi pasur një qeveri e cila e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të këtij vendi”. “Ajo se çfarë duhet ta kuptojnë qytetarët e Kosovës është se nëse nxirret një bilancë se çfarë ka ndodhur në këto tri vite dhe nëse nxirret një bilancë për sjellen tonë politike në këto 25 vite apo këto 35 vite, për herë të parë e kemi një klasë politike, e kemi një parti politike, e kemi një individ i cili e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë