Hoxhaj i reagon ministrit serb: Kishat, xhamitë dhe objektet tjera të Kosovës, i takojnë Kosovës NULL NULL 13/08/2019 13/08/2019 Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit serb të Kulturës, Vladan Vukosaleviq, i cili e kishte quajtur provokim një liturgji të mbajtur në një kishë katolike në Novobërdë. “Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!”. “Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!”. Sipas tij politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia. “Kosova është fakt i kryer!”.
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO- n (VIDEO) 5 sekonda më parë
Ekonomi Në ditën e themelimit, Komiteti Teknik Emergjent mban mbledhjen e dytë: KEK të sigurojë energji, të evitohen reduktimet 7 minuta më parë