Hoxhaj: I papranueshëm dhe zhgënjyes vendimi për Haradinajn - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: I papranueshëm dhe zhgënjyes vendimi për Haradinajn

NULL NULL
02/03/2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Colmarit për shtyrjen e senacës për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj duke e quajtur si “zhgënjyes” dhe të “papranueshëm”, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj gjatë seancës së Kuvendit ka thënë do të bëhen përpjekje të mëtutjeshme për ta ndihmuar Haradinajn.

“Vendimi i sotëm është zhgënjyes dhe i papranueshëm”.

“Do t’ia përcjell homologut tim në Paris pasi ne kemi pritur që Haradinaj të kthehet në Kosovë dhe nuk ka arsye që të qëndrojë në Francë”.

“Unë kam biseduar me Haradinajn dhe jemi në koordinim se si t’i çasemi një çështje të tillë”.

“Edhe ambasada jonë në Paris do të ofrojë garanci për akuza që janë qesharake që ka ngritur Serbia në rastin e Haradinajt”.

“Ftoj të gjithë partitë politike që raportet tona me Francën të njihen si mes vendeve mike dhe që këto raporte të mos tendohen”.

“Ndalimi i Haradinajt në Francë është vazhdimësi e një politike që e ka ndjekur Serbia në raport me Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.