Hoxhaj: Është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë NULL NULL 01.06.2023 15:39 01.06.2023 15:39 Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka thënë se është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë. Ai, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se atje ka takuar disa politikanë dhe emra të njohur në shtetin mik të Kosovës. “Kënaqësi të vizitoj përsëri MPJ të Izraelit dhe të takoj miq të vjetër, si ambasadorët Simona Halperin, Dan Oryan, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe të Ngarkuarën me Punë në Izrael, Ines Demiri.”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv Tutje, ai ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me Izraelin është e veçantë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë