Lajmet e fundit

Avokati Visar Hoxha ka komentuar tragjedinë në Malishevë, ku një grua shtatzënë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Hoxha tha se rasti duhet parë edhe në kuadër të natyrës së veprës penale dhe jo vetëm si dështim institucional.
“Unë konsideroj se nuk është vetëm dështimi i shtetit, sa është edhe natyra e vet veprës penale”, tha Hoxha.
Ai e cilësoi rastin si vepër të “Vrasjes së Rëndë”, duke argumentuar se Kodi Penal duhet të ndryshohet në mënyrë që vrasjet brenda familjes të trajtohen si një vepër e veçantë penale.
“Në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një vepër penale të ‘Vrasjes së Rëndë’ që unë konsideroj që duhet të ndryshohet Kodi Penal dhe vrasja e rëndë edhe pse kategorizohet që është kryer vrasja brenda familjes, të bëhet një vepër e veçantë penale, ku dënimi është ekstrem i lartë për këta kryerës të veprës penale”, deklaroi ai./Klankosova.tv