Lajmet e fundit

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në Speciale të Klan Kosova, ka deklaruar se kushtëzimi “votoma presidentin, ta votojë ligjin”, sipas tij nuk i bën nder Kosovës.
Ai po ashtu shtoi se UÇK-ja nuk mund të kushtëzohet, teksa theksoi se edhe shkuarja në zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt, transmeton Klankosova.tv.
“Me UÇK-në nuk bëhet pazar, UÇK-ja është e të gjithëve, UÇK-ja është e të gjitha partive politike, UÇK-ja është e popullit. Dhe zakonisht ligjet kur votohen, zakonisht kundërshtimet e para i kanë në lexim të parë, kundërshtime nuk kanë në lexim të dytë, sepse konsiderohet se është kryer pjesa kryesore. Ky kushtëzimi që votoma presidentin, ta votojë ligjin në lexim të dytë, as nuk është e ndershme, as profesionale, madje do ta quaja as kombëtare, sepse nuk kushtëzohet UÇK-ja me zgjedhjen e presidentit. Shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon askujt”, tha ai.