Hoxha: Sulmi në Ibër Lepenc, i organizuar mirë nga persona me njohuri për përdorim të mjeteve shpërthyese NULL NULL 30.11.2024 18:06 30.11.2024 18:06 Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje të aksionit të sotëm policor, i zhvilluar pas tri rasteve të sulmeve terroriste në veri të vendit. “Gjatë muajit të fundit, qytetarët dhe institucionet janë duke u sfiduar individë dhe grupe terroriste të cilat kanë për qëllim të kërcënojnë sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës”. “Për gjashtë muaj, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit janë evidentuar 10 raste të sulmeve me mjete shpërthyese që janë të drejtuara ndaj qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie. Ndër rastet më serioze janë rasti i datës 26 11 2024, sulmi terrorist me dy granata dore te stacioni policor në Zveçan, sulm që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë. Rasti i datës 28 11 2024, sulmi me granatë dore në komunën e Zveçanit që si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por të veturave të parkuara”. Ndërkaq, rasti më i rëndës, ai tha se është ai i mbrëmshmi në kanalin e Ibër Lepencit. “Më 29 nëntor 2024, rasti i sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në fshatin Varagë, Uglarë, Zubin Potok, kishte për shënjestër kanalin e Ibër Lepencit i cili bën furnizimin me ujë të pijshëm për disa komuna, por edhe mbi të gjitha, furnizimin me ujë për ftohje të KEK-ut. Për realizimin e këtij sulmi terrorist, konsiderohet se është përdorur një sasi prej 15-20 kg eksploziv, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë, e cila është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, deklaroi Hoxha. “Sidomos rasti i fundit terrorist, për nga mënyra e organizimit dhe ekzekutimit, por edhe identifikimit dhe shënjestrimit të caqeve të sulmeve, është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të mirë organizuar i cili ka njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve shpërthyese”, deklaroi Hoxha. Aksioni, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë, ka qenë i zhvilluar edhe në bashkëpunim me AKI-në. Ai tha se janë identifikuar disa persona të dyshuar të mundshëm, si nxitës të akteve të dhunës, organizatorë apo edhe ekzekutues të këtyre sulmeve terroriste. Gjatë aksionit, Hoxha tha se janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera. Në një bastisje të ndarë në Zveçan, ai tha se sot policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi të fshehur si, dy pushkë AK47, tri revole, një armë gjuetie, dy armë rekreative, gjashtë karikator të AK47, municion dhe uniforma ushtarake. Drejtori i PK-së tha se armatimi i konfiskuar mund të lidhet me sulmet e kësaj jave dhe me raste të tjera që autoritetet janë duke i trajtuar. Hoxha nuk deshi të japë më shumë hollësi, duke thënë se mund të dëmtohen hetimet për këtë rast. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri 6 orë më parë
Kosova Avokati i Popullit do të kërkojë monitorimin e procesit gjyqësor në Hagë vitin e ardhshëm 8 orë më parë