Hoxha: Rruga jonë ka vetëm një drejtim – shteti ligjor dhe sundimi i ligjit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha: Rruga jonë ka vetëm një drejtim – shteti ligjor dhe sundimi i ligjit

NULL NULL
28/02/2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka folur për rëndësinë e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizimi i sundimit të ligjit është rruga jonë përpara. Rruga jonë për fuqizimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik të vendit, rrugë për të ardhmen e brezave të rinj”, theksoi Ministrja Hoxha.

Një ndër hapat e parë për të luftuar këtë fenomen është që ta njohim dhe ta pranojmë si problem në shoqërinë tonë, theksoi Ministrja Hoxha, dhe vuri në dukje ballafaqimin me këtë problem në institucionet më delikate, në Qendrat Korrektuese.

“Për të luftuar këtë fenomen, Shërbimi Korrektues ka ndërmarrë masa monitoruese ndaj të burgosurve të radikalizuar si dhe kemi marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame”, potencoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Një ekip ekspertësh nga ICITAP-i, theksoi Ministrja, po punojnë në analizën e gjendjes sa i përket radikalizimit në burgje dhe presim të marrim rekomandime dhe një strategji për këtë çështje.

“Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është e vazhdueshme, është luftë për vlera, respekt të ndërsjellë dhe paqe. Është luftë për të ndihmuar secilin që është viktimë e ekstremizmit të dhunshëm apo që rrezikohet nga një fenomen i tillë”.

Këto komente Hoxha i ka bërë në konferencën e organizuar me temën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”.