Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha: Na mbetet të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifikimin historik, përballë Spanjës

NULL NULL
21.06.2024 15:00
arber hoxha
Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha, në konferencë për media

Arbër Hoxha tha se Shqipëria mund të kishte arritur një fitore ndaj Kroacisë.

Lojtari i kombëtares shqiptare theksoi se duhet të përgatiten mirë dhe të arrijnë një kualifikim historik në përballjen me Spanjën.

“Aq sa ka minuta do të jap maksimumin për Kombëtaren. Mendoj që në ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë më mirë se ndaj Italisë. Shënuam, pësuam, por nuk u dorëzuam. Tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe jemi fokusuar te përballja e radhës, ndaj Spanjës. Të gjithë e dimë, që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm. Pamë ndeshjen dje ndaj Italisë dhe ishin të shkëlqyer. Ne na mbetet veçse të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifikimin historik, përballë tyre, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, deklaroi Hoxha.

“Duke e marrë parasysh që ndaj Kroacisë luajtëm mjaft mirë, me shumë raste shënimi, besoj se do të futemi ndaj Spanjës për të fituar, pasi vetëm ai rezultat na siguron kualifikimin. Kur hyra në fushë ndaj u futa për të ndihmuar skuadrën, krijuam rastin e dytë që e shënuam, patëm sërish mundësi shënimi, por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një ‘përbindësh’, si ‘iberikët’”, tha Hoxha në konferencën e sotme për media.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.