Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për “Goditjen” dhe “Targetin”

NULL NULL
22.09.2023 18:16

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka takuar drejtorët rajonal të drejtorive rajonale policore si dhe divizionin e trafikut.

Gjatë takimi u fol për Planin Operativ “Goditja”, për të cilin u tha se ka dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, teksa u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave strategjike të policisë.

Po ashtu, u bë e ditur se gjatë këtij takimi u hartua edhe një plan i ri operativ, në lidhje me sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve e uljen e trendit të krimit.

“Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është  hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Hoxha i ka ofruar mbështetje pjesëtarëve të policisë, por edhe kërkoi angazhim maksimal nga ta në kryerjen e detyrave dhe avancimin e mëtejmë të punës policore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.