Hoxha i fshatit pozitiv me koronavirus, izolohet Smrekonica NULL NULL 08.04.2020 09:26 08.04.2020 09:26 Hoxha i fshatit Smrekonicë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me këtë rast me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë fshati është futur në karantinë. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri. “Po, është rast pozitiv. Ai ka pasur kontakt me familjarët e tij dhe ka rezultuar pozitiv. Ne jemi në kontakt me Këshillin e këtij fshati dhe jemi aty për të i’u gjetur afër. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ky fshat është vendosur në karantinë”. Tahiri theksoi se Smrekonica është përballur edhe me mungesë të energjisë elektrike. “Ka pasur probleme të furnizimit me rrymë gjatë kësaj kohe. Ne kemi intervenuar në KEDS për ta zgjidhur problemin dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të rregullohet problemi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë