Hoxha: E rëndësishme që në këto zgjedhje kemi pluralizëm shumë të madh

Hoxha: E rëndësishme që në këto zgjedhje kemi pluralizëm shumë të madh

NULL NULL
1 month më parë

Aktivisti i shoqërisë civile, Erblin Hoxha, ka thënë se është një hap shumë pozitiv që pas fitores bindëse të Vetëvendosjes në zgjedhjet e përgjithshme këto zgjedhje kanë treguar se ka pluralizëm shumë të madh.

Hoxha në Klan Kosova ka thënë se mesazhi i zgjedhjeve të sotme është që qytetarët nuk kanë votuar qorrazi për një parti të caktuar, por kanë votuar ata që besojnë se do t’ia zgjidhin problemet.

“Nuk mendoj që duhet të kategorizohet domosdoshmërish ndëshkim ose jo. Është shumë e rëndësishme që edhe pas një fitore bindëse të nivelit qendror në këtë vit disa muaj më vonë e shohim se kemi një pluralizëm shumë të madh ku një parti e vogël si AAK-ja ka disa komuna në kontroll. Kjo tregon që qytetarët janë të fokusuar në zgjidhjen e problemeve në nivel lokal dhe jo domosdoshmërisht të votojnë qorraz për një parti. Ky është një hap pozitiv, nuk mendoj se është votë ndëshkimi për punën që është bërë”.

“Është gjashtë muaj qeverisje. Mesazhi prapa saj tregon që fokusi i një partie të tillë që e ka marrë pushtetin kaq herët, Lëvizja Vetëvendosje, është problem e menaxhueshme me pasë në secilën komunë kandidat dhe që të ketë një agresivitet më të madh për të shpalosur programin e tyre diçka që partitë në opozitë e kanë një rahati. Është rezultat i punës së partive në opozitë në kandidatë specifikë që kanë treguar se në disa komuna ndoshta jo domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë është një parti e caktuar, por kandidatët specifikë mund ta bëjnë diferencën. Kjo kthjelltësi e qytetarëve me marr një vendim të tillë tregon shumë në vetvete. Qytetarët nuk do të duhej ta merrnin si punë të kryer që ne e votuam një kandidat