Hoxha: Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Nexhmije Hoxha e krahason veten me Nënë Terezën. Në një intervistë për televizionin francez “Planet +”, bashkëshortja e diktatorit Hoxha është shprehur se “atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”. Duke folur për gazetarin Joel Soler në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”, Hoxha thotë se nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “vejusha e zezë”. “Kjo grua e vogël dhe vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet me spastrimet dhe internime masive”, shkruan televizioni “Planet +”. “Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”, thuhet më tej në dokumentarin e transmetuar pak ditë më parë në Francë./Shekulli.al
Ndërkombëtar 16 herë kur të famshmit na treguan se si të zotërojmë versione të ndryshme të vetes 10 minuta më parë