Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam NULL NULL 30.06.2022 10:55 30.06.2022 10:55 Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka akuzuar partinë në pushtet për ndikim në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së. Në seancë e sotme të Kuvendit, Hoxha tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndal frymën e universitetit dhe se ‘kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk po i bien tamam’. “Kjo ka fare pak rëndësi në raport me rëndësinë dhe ndikimin negativ që ka superkapja kaq brutale e arsimit të lartë në përgjithësi dhe Universitetit të Prishtinës në veçanti”. “Me këtë skenar më së paku fajtor janë protagonistët që janë përzgjedhur, sepse ata janë individë e qytetarë të barabartë si të gjithë ne dhe kanë të drejtë të aspirojnë për të qenë aty ku janë, por mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë këtë skenar, edhe si formë edhe si përmbajtje dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë na kanë folur dhe kanë protestuar ndër vite”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. Ajo i tha Qeverisë të jenë të vetëdijshëm se kanë fyer rëndë profesorët e akademikët të cilat kanë pasur besim në të ardhmen e UP-së. “Ndjej nevojë t’iu them se ju jo vetëm që keni shkelur mbi parullat tuaja, por keni shkundur edhe ato pak ndërgjegje autonome. E rënia e pashmangshme e këtij pushtetit, unë mendoj që do të marrë rrugë e kahje nga vendi ku ka nisur të etablohej”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë