Hovenier shpërndan fotografi me Trajkoviqin: Kërcënimet, për shkak të opinioneve politike, të papranueshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier shpërndan fotografi me Trajkoviqin: Kërcënimet, për shkak të opinioneve politike, të papranueshme

NULL NULL
15.12.2022 17:09

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë të papranueshme kërcënimet që u bëhen njerëzve për shkak të qëndrimeve politike që kanë.

Ai këtë e deklaroi në lidhje me politikanen serbe Rada Trajkoviq, me të cilën sot e shpërndau edhe një fotografi, por nuk e ceku nëse janë takuar sot apo ndonjë datë tjetër.

“E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.

Ndërkohë, ky reagim i tij vjen sot pasi ajo deklaroi se ishte ndaluar në Merdarë nga policia serbe, transmeton Klankosova.tv.