Hovenier, Rakiqit: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha sot se ia bëri të qartë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, qëndrimin e SHBA rreth reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Kosovës. Në takimin e zhvilluar me Rakiqin në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, tha t’ia këtë konfirmuar se ky reciprocitet është në pajtim me marrëveshjet e Brukselit. Amerikani iu tha gazetarëve, se kërkoi nga kreu i LS, që situate të deeskalohet dhe që palët të kenë kujdes, ndërsa mirëpritet një takimin i radhës i dialogut në Bruksel, më vonë gjatë këtij muaji. Poashtu, dipolomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA për individin Milan Radiojçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojçiq është nënkryetar i Listës Serbe. Takimi Hovenier – Rakiq ndodh një ditë pasi Lista Serbe doli me qëndrimin se e synon rrëzimin e qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022