Hovenier: Qetësimi në veri me zgjedhje të reja e pjesëmarrje të serbëve NULL NULL 06.06.2023 19:06 06.06.2023 19:06 Qysh nga mbrëmë, dyshja e emisarëve – Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja – patën takime me krerët e shtetit, por edhe me opozitën. Në këto takime, i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka treguar se për çfarë saktësisht u bisedua në këto takime. “Zhvilluam diskutime të rëndësishme me Escobarin e Lajçakun. Theksuam nevojën për qetësim të menjëhershëm në veri të Kosovës, përfshirë zgjedhje të reja e përfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe zbatimin e plotë nga Kosova dhe Serbia të marrëveshjes për normalizim”, tha Hovenieri në një postim në Twitter, raporton Klankosova.tv. Kërkesë të njëjtë patën edhe dyshja Lajçak e Escobar. Madje Escobari theksoi se “Kurtit i mungon ndjenja e bashkëpunimit dhe koordinimit”. Ai tha po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet të dalin me një zgjidhje për qetësim të situatës deri nesër. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.