Hovenier për mozaikët në parkun arkeologjik ‘Ulpiana’: Të mahnitshëm NULL NULL 10.08.2024 16:04 10.08.2024 16:04 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka vizituar një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës këtë të shtunë. Bëhet fjalë për mozaikët e sapo gërmuar të parkut arkeologjik ‘Ulpiana’, përcjell Klankosova.tv. Kështu bëri të ditur vet ambasadori parmes një postimi në llogarinë e tij në X. “Është gjithmonë kënaqësi ta vizitosh një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe kjo duke qenë dëshmitar i punës arkeologjike të klasit botëror nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kosovarë. E mahnitshme për të parë mozaikët e sapo gërmuar në Parkun Arkeologjik Ulpiana”, shkroi Hovenier, ku bashkë me tekstin bashkëngjiti edhe disa fotografi nga vizita. Always enjoy visiting one of Kosovo’s cultural heritage treasures and witnessing world class archeological work by international and Kosovan experts. Amazing to see newly excavated mosaics at the Ulpiana Archaeological Park. pic.twitter.com/iM6dCqWSiN — Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 10, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.