Hovenier: Pastrimi nga minat i Parkut Kombëtar të Zatras na sjell një hap më afër qëllimit NULL NULL 04.10.2024 14:51 04.10.2024 14:51 Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Foto: Ambasada Amerikane / FB Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë. Ai është shprehur se nga këto aktivitete, janë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë, përcjell Klankosova.tv. Hovenier u shpreh se pastrimi me sukses nga minat, i Parkut Kombëtar të Zatras siç tha ai, na sjell një hap më afër qëllimit. “Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një angazhim afatgjatë për një Kosovë pa mina. Pastrimi me sukses i Parkut Kombëtar të Zatras na sjell një hap më afër qëllimit”, ka shkruar Hovenier në “X”.