Hovenier në takim tek Kurti NULL NULL nga Albert Bajrami 01.06.2023 15:35 nga Albert Bajrami 01.06.2023 15:35 Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Foto: Zyra e Kryeministrisë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. “Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu për Klankosova.tv Ende nuk dihet se cilat janë temat që po diskutohen aty. Ky takim mes Kurtit dhe Hovenierit, ishte i pari pas masave që ShBA-të i vendosën ndaj Kosovës. Diplomati amerikan duket se u zemërua me mospërfilljen e kërkesave nga ana e shefit të qeverisë kosovare, për shkak të situatës në veri. Të marten ai njoftoi se Forca e Sigurisë u përjashtua nga “Defender 23”. Derisa tha se zyrtarët e lartë të Kosovës nuk janë të mirëseardhur për t’i vizituar Shetet e Bashkuara. Jeffrey Hovenier po ashtu theksoi se ShBA-të nuk do të angazhohen për të lobuar për njohjet e reja për Kosovën./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.