Hovenier: Kurti s’na ktheu përgjigje në kërkesën për të depërshkallëzuar situatën në veri NULL NULL 30.05.2023 17:37 30.05.2023 17:37 Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Foto: Zyra e Kryeministrisë Kosova të premten dërgoi tre kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore për të hyrë në objektet komunale nën shoqërimin e forcave policore. Ky veprim nuk u prit mirë nga qytetarët e atjeshëm gjë që çoi në përplasje mes serbëve lokalë dhe forcave policore. Edhe bashkësia ndërkombëtare u deklarua kundër këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës. Më e ashpra deri më tani doli SHBA-ja, e cila e paralajmëroi Kosovën për prishje të raporteve mes dy vendeve. Dhe duket se paralajmërimi u bë real. Sot, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera. Në këtë takim, Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar përgjigje. “Më duhet të them se në këtë moment kemi kërkuar shumë direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. “Më duhet të them se në këtë moment, nuk do të gjeni shumë entuziazëm nga ana e SHBA-së për t’ju përgjigjur interesave tjera të Kosovës, siç është angazhimi me shtetet mosnjohëse apo puna aktive për të avancuar trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Na vjen keq shumë që ka ardhur deri këtu puna, por më duhet të jem i sinqertë se kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti të marrë këshillën tonë dhe të ndërmarrë disa veprime për të arritur depërshkallëzimin në veri, dhe të vazhdojë me çështjet prioritare që janë implementimi i plotë i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit e jo shpërqendrimit dhe konfliktit të panevojshëm në veri”, potencoi kryediplomati amerikan në Kosovë, Hovenier. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 52 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë