Hovenier i reagon Lavrovit: Mohimi i Reçakut, lavdërim i krimeve NULL NULL 27.05.2022 12:01 27.05.2022 12:01 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj kryediplomatit të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili e quajti inskenim masakrën në Bucha të Ukrainës që e bën rusët duke e krahasur me masakrën e Reçaku të kryer nga serbët. Hovenier thotë se deklarata të tilla lavdërojnë krimet e luftës, rihapin plagët e të mbijetuarve, si dhe sipas tij ç’nderojnë edhe kujtimin e të vdekurve, njofton Klankosova.tv. “Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve”. Mes tjerash, Hovenier, vlerëson se ata që mohojnë mizoritë në Reçak pengojnë edhe pajtimin rajonal si dhe konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian. “Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier në Twitter. (2/2) Those who deny the atrocities at Recak seek to disrupt progress towards regional reconciliation, democratic consolidation, & European and Euro-Atlantic integration. The facts per @OSCE: https://t.co/IzXOwsOGeU & @UNDPPA #UNSC: https://t.co/gaYY7oGrJ6 — Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022 Lavrov: Bucha është i njëjti inskenim si në Reçak *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 12 minuta më parë