Hou Hsiao-hsien dhe László Nemes fitojnë në Cannes NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Festivali i 68-të i filmit në Cannes në mbrëmjen e 24 Majit, ka ndarë cmimet kryesore. Fituesit kryesorë janë László Nemes për filmin “Son of Saul” dhe Hou Hsiao-hsien si regjisori më i mirë i filmit “The Assassin”. Më poshtë i gjeni të gjithë fituesit mbrëmjes së fundit të festivalit ndërkombëtar të filmit në Cannes. Në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes çmimin “Grand Prix” për filmin më të mirë e ka fituar László Nemes për filmin “Son of Saul”. Regjisori i cili e ka fituar “Palmën e Artë” për regjinë më të mirë, është Jacques Audiard për filmin francez “Dheepan”. Ndërsa, çmimin “Palma e Artë”, për regjinë më të mirë, këtë vit e ka fituar Hou Hsiao-hsien me filmin “The Assassin”. Aktori më i mirë këtë vit u shpall Vincent Lindon, për rolin e tij në filmin “La Loi du Marche”. Çmimi i jurisë iu nda Yorgos Lanthimos për filmin “The Lobster”, transmeton Klan Kosova. Kurse aktorja më e mirë u shpall Rooney Mara, për rolin e saj në Carol dhe Emmanuelle Bercot për rolin në filmin Mon Roi. Skenari më i mirë ishte ai i Michel Franco për filmin “Chronic”. Për kamerën më të mirë u shpërblye regjisori Cesar Augusto Acevedo për filmin, La Tierra y la Sombra. Kategoria e parë në të cilën u nda çmimi ishte për filmin e shkurtër më të mirë. Në këtë kategori triumfoi filmi “Waves ’98” i cili flet për jetën e një djaloshi të ri nga Bejruti dhe të gjitha sfidat e tij. Të gjithë trailerët fitues mund t’i shihni në shkrimin që Klan Kosova e ka publikuar dje (KËTU) . klankosova.tv
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022