Hotit i ndërpritet fjala nga aktivistet e PSD-së

Hotit i ndërpritet fjala nga aktivistet e PSD-së

1 javë më parë

Kryeministrit Avdullah Hoti i është ndërprerë fjala me të nisur në aktivitetin e KDI-së ku ishte i ftuar për dialogun.

Kanë qenë Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta nga PSD që kanë hedhur fletushka dhe me anë të bilbilave ia kanë ndërprerë fjalën atij, njofton Klan Kosova.

Ato i janë drejtuar Hotit se nuk po ndërmerr asgjë për të luftuar dhunën ndaj grave.

“As edhe një fjalë të vetme për dhunën ndaj grave nuk po e thoni. Gratë po rrezikohen në shtëpitë e tyre nga burrat. Çdo ditë po vritet nga një grua…” është dëgjuar duke thënë njëra nga aktivistet.

Hoti në anën tjetër nuk ka reaguar duke i dëgjuar deri në fund për atë që kishin për të thënë, madje edhe organizatorit iu drejtua që t’ua mundësonte këtë.

“Nuk e gjeni një person tjetër që e mbron me më vendosmëri të drejtat e grave”, ka thënë Hoti.

“Nuk e keni gjetur njeriun e duhur për këtë pasi jam në anëntuaj. Është e drejtë e tyre për këtë kauzë totalisht të drejtë”.