Hoti: Vushtrria gjithmonë ka qenë me vizionin e presidentit Rugova NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot është përvjetori i LDK-së, dega në Vushtrri. Sipas tij, Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova. “Sot është përvjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri”. “Falënderim të veçantë për kryesinë, strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, për punën e palodhshme ndër vite dhe mobilizimin për këto zgjedhje”. “Gjatë vizitave nëpër të gjitha degët e LDK-së, kam marrë mesazhin e qartë, strukturat dhe aktivistët janë të gatshëm për të vazhduar punën e palodhshme me dhe për shtëpinë e tyre politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës”. “Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova”. klankosova.tv