Hoti uron besimtarët katolikë për festën e Zojës

Hoti uron besimtarët katolikë për festën e Zojës

1 muaj më parë

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar se Letnica e Karadakut të Shkupit sot kremton një festë të veçantë e të rëndësishme për besimtarët katolikë të Kosovës, të Ngjiturit e Zojës së Bekuar në Qiell.

Hoti ka thënë se ky vend dhe ajo kishë janë fort të lidhura edhe me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, e cila në vitet e saja të rinisë vinte këmbë nga Shkupi si pelegrine, pikërisht për këtë festë, njofton Klan Kosova.

“Iu uroj besimtarëve të krishterë këtë festë të bekuar e plot hire në familjet e tyre”.

“Ndjehem keq që kjo festë, si dhe shumë festa tjera këtë vit në Kosovë, nuk e patën hijeshinë që meritojnë, për shkak të rrethanave të vështira që po jetojmë”.

“Lutem që e ardhmja të na sjellë më shumë shpresë e shëndet për të gjithë”.

klankosova.tv